Kalo te përmbajtja
Bota

Valë ekstreme e të nxehtit në Britani, temperaturat mund të arrijnë 38 gradë

13 Gusht 2026, 14:04 Admin 50 shikime
Valë ekstreme e të nxehtit në Britani, temperaturat mund të arrijnë 38 gradë

Britania e Madhe po përballet me valën e pestë të të nxehtit këtë verë, ndërsa autoritetet kanë zgjeruar paralajmërimin e nivelit amber për “nxehtësi ekstreme” në disa pjesë të Anglisë.

Sipas Sky News, temperaturat mund të arrijnë deri në 38 gradë Celsius, ndërsa ekziston mundësia që të thyhen rekorde të reja për muajin gusht. Në disa pjesë të Anglisë, temperaturat tashmë kanë kaluar 35 gradë

Situata është shoqëruar edhe me zjarre të shumta. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 24 zjarre të mëdha të mundshme, kryesisht në Angli dhe Uells, duke prekur rreth 29 kilometra katrorë.

Nxehtësia e madhe po ushtron presion edhe mbi sistemin shëndetësor, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për rreziqe në udhëtime dhe për shëndetin, veçanërisht për grupet më të ndjeshme.