Kalo te përmbajtja
Vendi

Shtrenjtohen sërish nafta e benzina – këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

13 Gusht 2026, 09:58 Admin 45 shikime
Shtrenjtohen sërish nafta e benzina – këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

Sipas njoftimit të MiNT, çmimi i naftës edhe për sot është 1.70 euro-litri, tre centë më shtrenjtë se të mërkurën.

Po ashtu është shtrenjtuar edhe benzina. Sot çmimi i benzinës është 1.48 euro-litri, një cent më shtrenjtë se të mërkurën.

Gazi vazhdon të jetë me të njëjtin çmim, 0.60 euro-litri.

Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë.