Kalo te përmbajtja
L. i Fundit

Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një gruaje të zhdukur në Gjakovë

19 Gusht 2026, 14:48 Admin 38 shikime
Policia kërkon ndihmë për gjetjen e një gruaje të zhdukur në Gjakovë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe gjetjen e një gruaje nga Gjakova, e cila është raportuar e zhdukur.

Bëhet fjalë për Makfirete Kamer Avdylaj, e lindur më 18 shtator 1980 dhe me vendbanim në lagjen “Brekoc” në Gjakovë.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë çfarëdo informacioni për vendndodhjen e saj apo të dhëna që mund të ndihmojnë në gjetjen e saj, që ta njoftojnë menjëherë autoritetet.